Zjarret kanë kapluar katër lokacione të tjera në Kosovë gjatë orëve të mëngjesit të së martës.
Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj, ka konfirmuar për KOHЁN se këto vatra zjarri janë fshati Vraniq dhe Bukosh në Komunën e Suharekës, në qytetin e Janjevës - pjesa Lipjan – Prishtinë, dhe Bjeshkët e Nemuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoqinaj ka treguar se ekipet e zjarrfikësve dhe ato të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.
“Fatbardhësisht të lënduar nuk ka, por ka dëme materiale”, ka bërë të ditur ai.
Për shkak se temperatura të larta ka në çdo trevë të Kosovës, Koqinaj ka thënë se AME nuk mund të parasheh se cilat zona janë në rrezikshmëri më të lartë për tu kapluar nga zjarri.