Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati: Interesi primar i Kurtit e Vuçiqit është të përfitojnë elektoralisht

Nënkryetari i Persisë Socialdemokrate (PSD), Qëndron Kastrati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se nuk po mendon për gjeneratat e ardhshme dhe të mirën e tyre në vend, por vetëm për votat në zgjedhjet e ardhshme.

Ai në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka theksuar se qëllimi primar edhe i Kurtit e edhe i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është që të përfitojnë elektoralisht. Kjo sipas tij përbën rrezik që konflikti të mbahet hapur nga ta.

“Përderisa i kemi këta liderë, fatkeqësisht edhe në Kosovë e edhe në Serbi, e kanë të njëjtë logjikë, ku qëllimin kryesor, primar e kanë të përfitojnë elektoralisht, ne jemi në rrezik, sepse këta kanë në interes gjithmonë që konfliktin ta mbajnë pak hapur, sepse kjo mund t’i përkthehet në vota”, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka theksuar se e vetmja konsistencë e kryeministrit Albin Kurti, në procesin e dialogut është që në vazhdimësi i ka ndryshuar qëndrimet

“Kryeministri prej që ka ardhur në pozitë vazhdimisht i ka ndërruar qëndrimet, mos t’i harrojmë fillimisht kanë qenë katër kushte për tu ulur në tryezë me presidentit e Serbisë Vuçiq edhe të vazhdojë dialogun, në ndërkohë të gjitha veprimet e tjera kanë treguar se as nuk e ka të qartë dhe as nuk e ka një ide ku përnjëmend do të bëhej një zgjidhe paqësore”, ka deklaruar Kastrati.

Edhe Shabani-Cacaj: Kurti po synon të futet në zgjedhje si viktimë, të mos ketë nevojë për opozitën Arbëri Shabani-Cacaj: Kurti po synon të futet në zgjedhje si viktimë, të mos ketë nevojë për opozitën

“Ish-presidentë të Amerikës, kancelari i Gjermanisë kanë kërkuar që në këtë fazë dialogu të përfundojë me njohje, ndërsa ne tash kemi përfunduar me një plan ku po shihet që negociatat do të vazhdojnë edhe më tutje por gjithashtu nuk do të ketë njohje de jure për Kosovën”, ka shtuar Kastrati.


Kastrati: Po shkojmë drejt një autonomie

Ai ka theksuar faktin që në pikën 10 të planit evropian thuhet që do të respektohen të gjitha marrëveshjet e kalaruar, që sipas tij i bije që në mesin e tyre është edhe ajo për Asociacionin.

Kastrati ka deklaruar se mund të thuhet, që kjo mund të bëhet bazuar në Kushtetutën e Kosovës, por sipas tij, plani evropian flet edhe për kompetenca të avancuara të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë.

“Kjo nënkupton që është më shumë se vetë Asociacioni, që po shkojmë drejt një autonomie, ku edhe si shoqëri do të kemi një rregullim shtetëror ndryshe, jo të karakterit unitar, qysh është tani, ku janë dy nivele, ai qendror dhe lokal”, ka deklaruar Kastrati.

Edhe Kurti alarmon për “hakmarrje” nga Serbia Arbëri Kurti alarmon për “hakmarrje” nga Serbia

Sipas tij kjo do të shkaktonte probleme të vazhdueshme në funksionimin e shtetit të Kosovës.

Kastrati ka akuzuar Qeverinë edhe për mostransparencë në procesin e dialogut e edhe për planin evropian. Sipas tij më shumë nga ky plan ka publikuar Serbia sesa Kosova.