Disa kardiologë të Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike (QKUK), Universitare të Kosovës, të premten kanë mbajtur një protestë njëorëshe duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të kësaj Klinike, Lulzim Kamberi.
Ata kanë thënë se pasi që peticioni i cili ishte nënshkruar në korrik të këtij vitit nga 18 kardiologë e me të cilin ishte kërkuar shkarkimi i Kamberit, nuk është parasysh, “ata janë shtyrë të ndërmarrin hapa të tjerë sindikalë”.
Sipas një njoftimi për media të këtij grupi të kardiologëve ka pasur presion të vazhdueshëm ndaj nënshkruesve të peticionit.
Përveç Kamberit ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti.
-
Kardiologët e QKUK-së me akuza për njëri-tjetrin
-
Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë
-
Drejtori i Kardiologjisë: Tendencat për njollosje me të pavërteta do të mbesin tentativë e mjerë
-
Hetim preliminar në Kardiologji, dyshime për administrimin e listës së pritjeve
-
QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje