Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kaos turistik në Bogë të Rugovës

Ndërtimi i bizneseve të ndryshme hoteliere, qendrave të skijimit, vilave dhe bujtinave në fshatrat e Rugovës, ka shtuar në masë të madhe numrin e vizitorëve, sidomos gjatë fundjavave. Porse mungesa e infrastrukturës po krijon probleme serioze për vizitorët. Për shkak të numrit të madh të vizitorëve gjatë fundjavës, shumë prej tyre as që mund të arrijnë me makinë deri në Bogë.

Ata janë të detyruar t’i parkojnë makinat edhe përgjatë rrugës, duke krijuar kështu mbi një kilometër kolonë të gjatë të makinave të parkuara anash rrugës. Për shkak të kaosit të krijuar, ka mjaft vizitorë që nuk arrijnë as të depërtojnë me makinë deri në fshat, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëra prej tyre ishte edhe Jeta Krasniqi, projektmenaxhere në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), e cila me dy të tjerë kishte planifikuar të dielën që të pastrojë pak mushkëritë e helmuara nga ajri i ndotur i Prishtinës. Por deri në Bogë ajo nuk kishte arritur të depërtojë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.