“Askush nga organizata nuk e shënoi këtë ditë e tek fotografitë nuk kishte as 10 njerëz, e në anë tjetër pati një pritje të madhe për Haradinajn”.
Kështu e pasqyroi shënimin e Ditës së të Zhdukurve në Kosovë Natasha Kandiq.
Ajo në një intervistë për Rubikon të KTV-së theksoi se kjo tregon se si viktimat lehtë harrohen e anashkalohen.
“Duhet të insistohet që të mblidhen të dhënat e fakte që kjo të pranohet të mos ketë kurrfarë emocioni të tepruar por sa më shumë fakte dhe kjo ofron më shumë gjasa për normalizimin e raporteve, raport të mirë fqinjësor dhe për pranimin e përgjegjësisë për krime dhe për pajtim në mënyrë siç e bënin gjermanët në të ‘70-at dhe edhe sot e bëjnë dhe çdo vit zhvillojnë aspekte të pranimit të përgjegjësisë të shprehjes së keqardhjes përse heshtën, s’thanë asgjë, përse me vite refuzuan”, ka thënë Kandiq.
Duke folur për çështjen e të zhdukurve, Kandiq u deklarua edhe për iniciativën e presidentit kosovar për krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Nëse ekziston një përshkrim preciz i punës, thotë Kandiq, mund edhe të jetë e dobishme.
“Çfarë bënë ai komision nëse këtu në Kosovë ka familje të viktimave shqiptare dhe ish-të burgosur politikë dhe shumë fat të pasqaruara të të zhdukurve. Kur vetëm një numër pak më i vogël i familjeve të serbëve e romëve ndodhën këtu. Cili është potenciali i këtij komisioni? Ndoshta po të merrej ky komision me çështje më lokale me integrim të serbëve në disa komunitete por prapë shtrohet pyetja kush kujdeset për viktimat shqiptare. Kështu që e kam përshtypjen që ish-Jugosllavia kërkon qasje tjetër, sepse duhet të ketë qasje rajonale që do t’u mundësojë viktimave njohjen e njëjtë”, ka thënë ajo.