Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandiq ironizon me presidentin çek që i kërkoi falje Vuçiqit, ia kujton krimet e Serbisë në Kosovë

Ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka ironizuar me kërkimfaljen e presidentit të Çekisë, Milosh Zeman, që të martën i bëri presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për bombardimet e NATO-s gjatë vitit 1999 mbi ish-Jugosllavi.

Kandiq përmes një postimi në Twitter, ia ka kujtuar Zemanit, se i ka kërkuar falje një presidenti, vendi i të cilit ka vrarë gjatë atyre 78 ditëve bombardime të NATO-s, mbi 7.000 civilë shqiptarë.

“Presidenti i Çekisë kërkoi falje për bombardimin e Jugosllavisë dhe me këtë lutje për falje ai ‘zgjidhi traumën disavjeçare të tij’. Pak vite kanë kaluar dhe ai ende nuk ka dëgjuar se ushtria dhe policia e kësaj Serbie të pagabueshme për 78 ditë ka vrarë mbi 7.000 civilë shqiptarë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kritikuar edhe orientimin e presidentit Vuçiq dhe lartësimin që u ka bërë figurave që mohojnë krimet dhe gjenocidin në Kosovë e në vende të tjera ku bëri luftë Serbia.

“Presidenti i Serbisë me ndarjen e Urdhrit Ylli i Karagjorgjeviqit (Peter) Handkes (shkrimtar austriak, proserb) ka nisur luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh në Serbi që bartim turpin për gjenocidin e kryer dhe varrezat masive të shkaktuara nga trupat serbe në luftërat e viteve ’90”, ka shkruar ajo.

Edhe Vuçiqi pret që edhe krerë tjerë shtetesh t’i kërkojnë falje Serbisë për bombardimet Arbëri Vuçiqi pret që edhe krerë tjerë shtetesh t’i kërkojnë falje Serbisë për bombardimet

Kandiq njihet si një prej zërave më të fuqishëm në Serbi, që në vazhdimësi ka denoncuar krimet serbe në Kosovë.