Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, jorezident për Kosovën , Daniel Maksymiuk, me të cilin diskutoi për procesin integrues dhe angazhimi institucional në këtë drejtim.
Zbatimi i MSA-së, është detyrë me prioritet e Qeverisë, theksoi ministrja Hoxha, duke shtuar se kjo Marrëveshje është kontrata e parë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ministrja po ashtu, çmoi lartë përkrahjen e Kanadasë dhe miqësinë e saj, për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, duke e quajtur, miqësi shembullore.
Daniel Maksymiuk, theksoi se përkrah përkushtimin e Kosovës për rrugën integruese, duke ofruar përkrahjen e vendit të tij në këtë proces. Kanadaja ka qëndruar dhe qëndron krah Kosovës, theksoi ai, si një vend mik që kontribuon edhe në integrimet në institucionet ndërkombëtare.
-
“Kanadaja përkrah aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE”
-
Kanadaja mbështet integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
-
Çekia përkrah perspektivën e Kosovës e të rajonit drejt integrimit evropian
-
Kanadaja në mbështetje të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë
-
Kroacia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në proceset integruese