Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Kryesuesi i Senatit të Kanadasë, George Furey, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kanadasë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
Thaçi ka thënë se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës dhe shtoi se kjo përkrahje duhet të vazhdojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ashtu sikur që Kosova ka miq në botë, ashtu ka edhe kundërshtarë të projektit të Kosovës dhe tërë perëndimit dhe vlerave që përfaqëson perëndimi”, u shpreh Thaçi, thuhet në njoftim të Presidencës.
Furey në anën tjetër është shprehur se Kanadaja është mirë e informuar për përpjekjet për ta cenuar Kosovën dhe tërë rajonin.
“Jemi të shqetësuar me përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin”, u shpreh Furey.
Thaçi më tej tha se Kanadaja është partner strategjik i Kosovës dhe se duhet të thellohet bashkëpunimi në mes dy vendeve.