Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamenica s`ka buxhet të planifikuar për shujtat e nxënësve

Zotimi i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, se të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të kenë një shujtë ditore me kifle dhe qumësht, nuk do të mundë të realizohet këtë vit.

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit theksojnë se ata e kanë miratuar buxhetin për vitin 2018 me vonesë, ndaj nuk është paraparë linjë buxhetore për një projekt të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por Ismete Thaçi, drejtoreshë e Arsimit në këtë komunë, thotë se qeverisja komunale do të bëjë përpjekje që të sigurojë mjete buxhetore me qëllim që çdo nxënës të ketë shujtën ditore falas... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)