Kamenicë, 27 tetor- Ndërtimi i pendëve të Kremenatës dhe Desivojcës së Kamenicës ishte pjesë e dokumentit strategjik të Qeverisë së Kosovës që nga 2010-a.
Mirëpo vetëm më 2017, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte flokuar mjete për studimin e fizibilitetit për to, shkruan sot Koha Ditore.
Qeverisja lokale në Kamenicës deklaron se ndërtimi i pendës së Kremenatës do të zgjidhte problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë qytetarët e Kamenicës dhe do të mundësonte edhe zhvillimin e bujqësisë. Kjo, ngase do të mundësohej edhe ndërtimi i sistemi të ujitjes.
Valon Maliqi, nënkryetar i Kamenicës, deklaron se kanë zhvilluar një takim me Albulena Reshitajn, ministre e Mjedisit, me ç’rast kanë marrë zotimin se procesi do të ecë përpara pasi të përfundojë studimi i fizibilitetit që ka të bëjë me ndërtimin e pendës së Kremenatës e më vonë edhe të Desivojcës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
As në komunat e qeverisura nga LVV-ja nuk zbatohet vendimi për lumenjtë
-
Pacolli: Ndalohet betonimi i shtretërve të lumenjve
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Ministria e Mjedisit paditet për vazhdimin e lejeve mjedisore për hidrocentralet në Deçan