Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projekt mbi 300 mijë euro për pendën e Perlepnicës

Nisin procedurat për kontraktimin e ndërtimit të portës së shkarkimit të ujit të pendës së Perlepnicës. Projekti do të jetë i ri, ndërsa është iniciuar nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava”.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, projekti ekzistues është vjetruar, ngase është ndërtuar në vitet ’90 dhe si i tillë është projekt i tejkaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës ka alokuar mjetet buxhetore në vlerë prej 317 mijë eurosh për realizimin e projektit të shkarkimit të ujit të pendës, e cila do të mundësojë që në kohën kur niveli i ujit në liqen të arrijë në kuotën maksimale nga prurjet e shumta një pjesë e ujit do të derdhet për të mos e dëmtuar pendën.

Ndërsa ky investim është vlerësuar se ka për qëllim rritjen e sigurisë në pendën e Perlepnicës, e cila do të evitojë mundësinë e daljes së ujit nga shtrati i pendës, e cila në një situatë tjetër në rast të daljes së tij do të shkaktonte përmbytje duke rrezikuar banorët e fshatrave të cilat gjenden afër me pendën në fjalë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm