Projekti i ndërtimit të Pendës së Kremenatës në Komunën e Kamenicës po zvarritet nga Qeveria e Kosovës ngase edhe më tej nuk është realizuar studimi i fizibilitetit.
Në kuadër të projekteve të reja, të cilat janë përfshirë në projektbuxhetin e vendit për 2019, i cili duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës është përfshirë edhe projekti i digës së Kremenatës në vlerë prej 800 mijë eurosh. Kurse furnizimi i qëndrueshëm me ujë të pijshëm për banorët dhe ujitja e tokave bujqësore mbetet një sfidë për qeverisjen lokale, e cila nuk ka buxhet ta realizojë këtë projekt me forcë vetjake.
Ndërkaq lumi Kremenatë ka një sipërfaqe prej 56 kilometrash katrorë në bazë të raportit, i cili është përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në vitin 2010. Kurse në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) deklarojnë se janë duke u marrë me procedurat e këtij projekti, i cili do të ketë vështirësi implementimi, ngase ministrisë ka një kosto të madhe buxhetore./Feim Azemi.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Banka Botërore dhe BERZH-i me studim fizibiliteti për pendën e Kremenatës
-
Projekt mbi 300 mijë euro për pendën e Perlepnicës
-
Gati gjysma e territorit të Kosovës, zonë me rrezik të lartë për rrëshqitje dheu
-
Përplasen kandidatët për kryetar të Kamenicës për projektet lokale
-
Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës në Dragaçinë