Policia e Kosovës e Rajonit të Gjilanit ka ushtruar kallëzim penal ndaj mësimdhënësit Zejnullah Maliqi nga shkolla fillore “Fan Noli” në Kamenicë, për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj nxënësit E.Shillova (14). Rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.
Mësimdhënësi dyshohet se e ka goditur me shuplakë nxënësin E. Shillova, duke i shkaktuar lëndime në veshin e majtë. Ai më pas është trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Shaban Azizi, zëvendësdrejtor i Stacionit Rajonal të Gjilanit, ka deklaruar për gazetën se janë marrë deklaratat e viktimës së të dyshuarit dhe lënda është përcjellë për në prokurori.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mësuesit të dyshuar për dhunë në shkollë i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor
-
7 mësimdhënës e 7 zyrtarë policorë u dënuan për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare
-
Dyshohet se rrahu një nxënës, shoqërohet në polici mësuesja në veri të Mitrovicës
-
Arrest shtëpiak për mësimdhënësin në Kaçanik, dyshohet se sulmoi seksualisht një nxënëse
-
Mësimdhënësi nga Prizreni sulmon nxënësin, intervistohet e më pas lirohet