Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kalkulatori për tarifat e reja të rrymës

KEDS - faturat

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar kalkulatorin me të cilin qytetarët mund të përllogarisin shpenzimet e rrymës, me tarifat e reja, të miratuara të martën.

Nga ky muaj, qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë për shpenzimet mbi 800 kilovatë për muaj, pas vendosjes së bllok-tarifës.

Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent.

Për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë tarifa e lartë ka çmim prej 12 centë dhe ajo e ulëta prej 6 centësh.

Këtu gjeni kalkulatorin e ri për t’i përllogaritur shpenzimet

 

Artikuj të ngjashëm