Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kWh, e jo në 600 sa kishte propozuar më herët.
Propozimi është bërë në mbledhjen e Departamentit të tarifave të martën dhe është miratuar në mënyrë unanime.
“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovatë orë. Struktura e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë të dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë efikasee me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.
Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor. Ndërkohë, sipas vendimit të ri, për bizneset nuk do të ketë bllok-tarifë.
-
Struktura e re e çmimeve të rrymës, shtrenjtohen katër tarifat
-
Ulet për 8% çmimi i energjisë së shpenzuar mbi 800 KW orë në muaj
-
Lirohet rryma për pjesën e shpenzuar mbi blloktarifë
-
KESCO i ka propozuar ZRRE-së që tarifat e reja të zbatohen nga fatura e marsit
-
ZRRE-ja tregon dallimin në faturë pas rritjes së çmimit të rrymës