Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar se tarifat e reja për energjinë elektrike llogariten nga data 9 shkurt, ashtu siç ishte marrë vendim më herët.
Fejzullahu këtë koment e bëri në pyetjen mbi kërkesën e KESCO-s që tarifat e reja të aplikohen nga 1 marsi.
“Ne e kemi thënë në mbledhje, por edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është detyrë e KESCO-s ta implementojë këtë vendim të Bordit të ZRRE-së”, ka thënë Fejzullahu në një konferencë për shtyp.
Nga 9 shkurti, qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë për shpenzimet mbi 800 kilovatë për muaj, pas vendosjes së bllok-tarifës.
Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent.
Edhe
ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tarifave të rrymës sërish në dhjetor
Për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë tarifa e lartë ka çmim prej 12 centë dhe ajo e ulëta prej 6 centësh.
Në mbledhjen e sotme, ZRRE-ja ka marrë vendim për zbritjen e tarifave të energjisë për Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës përreth 7 për qind.