Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadriaj e sheh të pashmangshme përfshirjen e SHBA-së në dialog

(Ekonomia Online) - Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, thotë se përfshirja e SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi është e pashmangshme.

Kadriaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se sa herë ka munguar përkrahja e SHBA-së, procesi i dialogut ka dalë jashtë rruge.

“Mendoj që një anë dhe e pashmangshme duhet të kërkohet përfshirja direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut sepse ne e kemi parë që ky proces pa përkrahjen e ShBA-së shpesh herë ka dalë prej rrugës dhe në këtë mënyrë ne do të kemi njëfarë sigurie se procesi i dialogut do të shkojë mirë”, është shprehur ajo.

Tutje, Kadriaj ka thënë se në dialog duhet të shkohet me parime dhe ky proces duhet të jenë krejtësisht transparent.

“Mendoj që duhet të ketë transparencë procesi i dialogut dhe krejt çka duhet të diskutohet duhet të ketë parime se çfarë do të dialogohet dhe çka nuk duhet, të shkohet të përgatitur. Të jetë një proces transparentë që para se të diskutohen të dihen temat nga qytetarët por edhe deputetët t’i dinë ato, në mënyrë që procesi i dialogut të jetë krejtësisht transparent”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm