Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nuk brengoset për urdhrin e gjykatës që ajo të dërgohet me detyrim në gjykatë për rastin e gjuajtjes me gaz lotsjellës në Kuvend të Kosovës.
Sot Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti munguan në seancën e thirrur ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për gjuajtje me gaz, ndërsa gjykata dha urdhër që në seancën e shtyrë për tetor të dy këta deputetë të sillen me detyrim.
Në Express të KTV-së, Kadaj-Bujupi ka thënë se është mësuar me arrestime dhe kjo nuk përbën risi për të.
“Sot munguam për shkaqe objektive. Këto janë seanca të motivuara politikisht. Nuk është hera e parë që jemi arrestuar. Jemi arrestuar dhjetëra herë në vjetët e fundit”, ka thënë ajo.
-
Arrestohen edhe deputetet Haxhiu dhe Kadaj-Bujupi
-
Pse Kurti, Kadaj-Bujupi e Haxhiu nuk u arrestuan sot siç kërkoi Gjykata
-
Kurti i pranishëm në seancën e Kuvendit
-
Krejt çfarë ndodhi sot në seancën e dështuar gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës
-
Dështon sërish seanca ndaj deputetëve të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës – mungojnë Kurti e Kadaj