Sot prej orës 12 Kaçaniku u bashkohet vendeve të tjera të Kosovës të cilat protestuan kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Kjo protestë organizohet nga INJECT, dhe sipas organizatorëve protesta me moton “BollMa” ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve se vrasjet dhe dhuna ndaj grave po bëhet në bashkëveprim të institucioneve të drejtësisë dhe policisë, të cilat në mënyrë sistematike e neglizhojnë kërkesën për ndihmë nga gratë. Kërkesat e protestës janë që të shkarkohen policët që ishin në detyrë atë ditë, sikurse prokurori i Gjakovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë
-
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë