Punët për pastrimin e shtratit të lumit Graçankaa kanë nisur dje dhe pritet që ato të përfundojnë brenda dhjetë ditësh, ka njoftuar përmes një komunikate Komuna e Graçanicës.
Shtrati i lumit fillimisht do të pastrohet brenda qytetit të Graçanicës, në segmentin nga Ura e vogël, siç njihet, deri te ura në rrugën “Kosovska devojka” (Vasha kosovare). Pas kësaj do të punohet për pastrimin e shtratit të lumit në Llapnasellë.
Komunikata bën të ditur se fillimisht me ekskavatorë do të pastrohen barishtet, llaçi, mbeturinat nga lumi, e pastaj do të punohet për rregullimin e shtratit.
Artikuj të ngjashëm
-
Problemet nga ndotja e shtratit Graçanka në Llapnasellë marrin rrugën e zgjidhjes
-
Sitnica del nga shtrati
-
Aliu njofton se ka filluar pastrimi i shtretërve të lumenjve të Kosovës
-
Hapen procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të lumenjve
-
Dëmtoi shtratin e Lumbardhit të Deçanit, arrestohet i dyshuari