Në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës, ka nisur mbledhje e Kryesisë së vjetër dhe përfaqësuesve të partive politike parlamentare.
Gazetarët e grupit KOHA që po përcjellin ngjarjen kanë treguar se në takim janë Xhavit Haliti e Zenun Pajaziti të PDK-së, Sabri Hamiti e Ismet Beqiri të LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së, Pal Lekaj i AAK-së, Valdete Bajrami nga Nisma, pastaj Vesel Makolli, Goran Rakici, Emilia Redzepi e Albert Kinolli, e të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbledhjes po i prin kreu i PDK-së, e ish-kreu i Kuvenidt të Kosovës, Kadri Veseli. Ajo po mbahet pas thirrjes së një dite më parë nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, që seanca konstituive e legjislaturës së VI të mbahet më 3 gusht.
Kjo mbledhje do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.
“Përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI”.