Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ka filluar rregullimi edhe i një rruge në Banjë të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës, këto ditë ka filluar rregullimi i rrugës për në lagjen Binishi, në Banjë.

“Punët po ecin mirë dhe deri më tani cilësia e punimeve është shumë e mirë. Besoj që shumë shpejt kjo rrugë do të jetë e gatshme për asfaltim dhe në shërbim në banorëve të kësaj lagje”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, HBerisha, gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rruga në lagjen Binishi në Banjë është e gjatë mbi një kilometër, ndërsa rregullimi i saj ka rëndësi të madhe për banorët e lagjes dhe në veçanti për nxënësit, të cilët vijojnë mësimin në shkollën “Naim Frashëri”, e që deri më tani është dashur të udhëtojnë nëpër baltë apo pluhur, për të shkuar atje.