Prishtinë, 18 janar (KosovaPress) - Ish-kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Kurse, zëvendëskryesuesi i ri i KPK-së është zgjedhur Veton Shabani, prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.
Maloku siguroi 10 vota për dhe 1 votë kundër për t’u zgjedhur kryesues i ri i KPK-së. Ndërsa, Shabani mori 11 vota për dhe asnjë kundër.
Kryesuesi i sapo zgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku deklaroi se synimet e tij janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave.
Ai po ashtu tha se do të angazhohet të disiplinimin e prokurorëve.
Deri tani në kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës ishte Bahri Hyseni.
-
Ardian Hajdaraj, kryesues i ri i Këshillit Prokurorial
-
Kryesuesi i ri i KPK-së zotohet t’ia forcojë integritetin këtij institucioni
-
Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
-
Maloku: Pas vitit të ri do të vendosim për dorëheqjet e prokurorëve serbë
-
Maloku për gati dy vjet si kryesues i KPK-së: Një konferencë e asnjë intervistë