Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ardian Hajdaraj, kryesues i ri i Këshillit Prokurorial

Këshilli Prokurorial i Kosovës të martën ka zgjedhur në mënyrë unanime Ardian Hajdarajn si kryesuesin e ri. Hajdaraj është pjesë e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Hajdaraj, sipas njoftimit të KPK-së, është zgjedhur me mandat dyvjeçar.

Jehona Grantolli, anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është zgjedhur në pozitën e zëvendëskryesueses, po ashtu me mandat dyvjeçar. 

Pas marrjes së detyrës se re, Hajdaraj kryesoi pjesën e mbetur të takimit, “me ç’rast falënderoi për kontributin dhe përkushtimin e kryesuesit Jetish Maloku dhe zëvendëskryesuesit Veton Shabani, duke theksuar se gjatë mandatit të tyre kanë avancuar proceset gjithëpërfshirëse të veprimtarisë së sistemit prokrurorial”.

Tashmë ish-kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, u zgjodh në pozitën e kryesuesit të Komisionit për Administrimin e Prokurorive, ndërsa Veton Shabani në pozitën e kryesuesit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.