Njeriu kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë, Wes Mitchell ka dhënë dorëheqje dhe do të largohet nga posti i tij më 15 shkurt, raporton KTV-ja.
Sipas Washington Post, dorëheqja vjen në kohën kur janë vënë në pikëpyetje aleancat historike me Evropën, nga ana e presidentit Trump.
Mitchell që ka shërbyer më së gjati në kohën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ka qenë thellësisht i angazhuar për raportet Kosovë - Serbi dhe ka zhvilluar një sërë vizitash në Prishtinë e Beograd.
Mediat serbe kishin raportuar se ai kishte prezantuar një plan të marrëveshjes ndërmjet palëve, por Mitchell e kishte mohuar këtë. Ai e ka përkrahur në emër të qeverisë së tij krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
-
Dorëhiqet sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll
-
Këshilltari i lartë i Trumpit raportohet se do të largohet nga posti
-
SHBA-ja planifikon mbylljen e disa konsullatave në Evropë
-
Për shkak të vendimeve të SHBA-së pro Izraelit, dorëhiqet një drejtor i Departamentit të Shtetit
-
Grenelli zyrtarisht dorëhiqet nga Departamenti i Shtetit