Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq, ka deklaruar se jep dorëheqje nga ky post dhe se vendimi i tij është i pakthyeshëm.
Duke njoftuar për këtë, gazeta e Beogradit “veçernje novosti” thotë se Tanaskoviq dy herë radhazi i ka penguar përpjekjet e Kosovës për të hyrë në UNESCO, transmeton Koha.net.
“Arsyet që kushtëzuan kërkesën time për dorëheqje nga përfaqësuesi i përhershme i Serbisë në UNESCO janë të natyrës private. Mendoj se aktualisht vetëm kjo është e rëndësishme, ndërsa mendoj se nuk bëhet fjalë për temën që do të hapte çfarëdo dileme, sidomos në opinion”, citohet të ketë thënë Tanaskoviq.
Ai ka shtuar se bashkëpunëtorët që do të lërë në UNESCO profesionalisht janë shumë të mirë.
-
Serbia thotë se Kosova tash ka gjasa më të vogla për anëtarësim në UNESCO seç kishte më 2015
-
Në Serbi thonë se SHBA do të përkrahë tërthorazi Kosovën për UNESCO
-
Daçiq: S’ka thuajse asnjë gjasë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO
-
Serbia u kërkon “Kishave Evropiane” të pengojnë Kosovën në UNESCO
-
Daçiq tregon në cilat organizata mund të anëtarësohet Kosova