Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet Jelena Gjukanoviqin, e akuzuar për veprën penale “spiunazhi”. Sipas Prokurorisë Speciale, e pandehura si zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, e ka ndihmuar BIA-n me dërgimin e dokumenteve me përmbajtje sensitive për çështje politike dhe të sigurisë në vend.
Me 6 vjet burgim është dënuar Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për veprën penale “Spiunazhi”.
Sipas Prokurorisë Speciale, Gjukanoviq akuzohej se si zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, ka përcjellë informacione për agjentin rezident të agjencisë serbe të inteligjencës, Aleksandër Vlajiq, të cilat më pas janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s në Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të, trupi gjykues në krye me gjyqtarin Rrahman Beqiri, këtë të hënë shpalli aktgjykim dënues.
“Në emër të popullit shpall këtë aktgjykim, e akuzuara Jelena Gjukanoviq shpallet fajtore, për shkak të veprës penale “Spiunazhi”. Andaj Gjykata e gjykon dënim në kohëzgjatje prej 6 vjetësh. Në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe masa e paraburgimit”, ka bërë të ditur Beqiri.
Sipas Prokurorisë Speciale, në ditën kur ka ndodhur sulmi terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut më 2022, e pandehura pati komunikim me tani të dënuarin në shkallë të parë, për të njëjtën vepër penale, Aleksandër Vlajiq.
Pas vendimit, prokurori special Bekim Kodraliu tha se do të ndiqen e hetohen të gjithë ata të cilët cenojnë sigurinë kombëtare dhe jetën e qytetarëve.
“Kemi siguruar prova konkrete dhe të mjaftueshme ku u vërtetua përtej dyshimit të bazuar mirë se e pandehura Gjukanoviq ka kryer aktivitet të kundërligjshëm, aktivitet i cili ka ndihmuar BIA-n, në implementimin e narratives së tyre, në dëm të interesave të Kosovës. Nga këtu dërgojmë mesazh të qartë, që askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe ne”, ka thënë Kodraliu.
E mbrojtësi i së pandehurës Gjukanoviq, avokati Predrag Milkoviq, tha se do të apelojnë vendimin e Gjykatës Themelore.
“Gjykata e Apelit ka kthyer dy provat mbi telefona prapë në gjykim, ne e kemi ekspertu aktgjykimin dënues, mendoj se këto prova nuk janë të ligjshme, për shkak se nuk kanë qenë me urdhër të gjykatës. Do ta apeloj dhe do të luftoj deri në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Milkoviq.
Vendimin e shkallës së parë e mirëpriti ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive.
“Institucionet shtetërore të Republikës sonë, si kurrë më parë, janë angazhuar në zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit të spiunazhit në vendin tonë, i cili ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues... Ndërkohë që institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë. Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet”, ka shkruar Sveçla në facebook.
Sipas Prokurorisë, e pandehura e ka ndihmuar BIA-n me dërgim të përmbajtjes sensitive për çështje politike dhe të sigurisë në vend.
Jelena Gjukanoviq është arrestuar më 28 shkurt të vitit 2025.
Sveçla pas dënimit me 6 vjet burgim për spiunen e Serbisë: Askush nuk do t’i shpëtojë ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet shtetërore të Kosovës janë angazhuar në zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit të spiunazhit, i cili, sipas tij, ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
Pas dënimit me gjashtë vjet burgim të Jelena Gjukanoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprimtari spiunazhi duke nxjerrë dhe shpërndarë dokumente të brendshme dhe të ndjeshme të institucioneve të Kosovës te BIA serbe, Sveçla ka theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë luftën kundër këtyre veprimtarive.
“Institucionet shtetërore të Republikës sonë, si kurrë më parë, janë angazhuar në zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit të spiunazhit në vendin tonë, i cili ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues. Sot, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është dënuar me 6 vite burgim Jelena Gjukanoviq, e cila ka zhvilluar veprimtari spiunazhi duke nxjerrë dhe shpërndarë te akterë të ndryshëm në Serbi dokumente të brendshme dhe të ndjeshme të institucioneve tona. Ndërkohë që institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Sveçlës, askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës nuk do të tolerohet.





