Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga sot deri më 23 maj do të organizohet java e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore, e cila do të shënohet me disa aktivitete.
Hapja e fushatës do të bëhet nga ora 10:00 sot zv.ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, do të jetë drejtori i Policisë së Kosovës, po ashtu nga MASHT-i do të jenë prezent, ndërsa do të mbahet fjalim dhe do të mbahen shenjat e kampanjës “#Love30.
Të martën nga ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë do të ketë marshim me fëmijë, duke respektuar masat antiCOVId, me pano “#Love30” dhe do të ketë shpërndarje të masave tek qytetarët, bashkërisht me Policinë e Kosovës.
E të enjten nga ora 11:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, do të ketë aktivitet me fëmijë, vozitje me biçikletë ose trotinet, si dhe aktivitete tjera.
Java e sigurisë rrugore, organizohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me AMRKS-në dhe Policinë e Kosovës.
-
Kërkohet siguri për kalimtarët në rrugë
-
Institucionet zotohen për rritje të sigurisë në infrastrukturën rrugore
-
Sot mbyllet java për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor
-
Hapet fushata për parandalimin e aksidenteve, bie numri i viktimave në trafik
-
Policia me plan operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, planifikohet mbyllja e disa rrugëve