Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, sot do ta bëjnë mbylljen e javës botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.
Ky aktivitet shënohet në sheshin "Zahir Pajaziti", në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:30.
Në kuadër të kësaj fushate janë organizuar një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shënuar këtë Ditë ndërkombëtare, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur një automjet të aksidentuar me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që mos të jenë pjesë e statistikave në aksidente./kp
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet fushata për parandalimin e aksidenteve, bie numri i viktimave në trafik
-
Shënohet “Dita Ndërkombëtare pa Viktima në Trafik”
-
Kërkohet drejtësi për aksidentet në Kosovë
-
Institucionet zotohen për rritje të sigurisë në infrastrukturën rrugore
-
Java Globale e Sigurisë Rrugore do të shënohet me disa aktivitete