Java e fundit e muajit korrik pritet të ketë temperatura të larta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.
Mot më i nxehtë do të jetë në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.