Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i nxehtë në javën e fundit të korrikut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë në pesë ditët e ardhshme.

‘’Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha’’, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendet fqinjë, si Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, parashihen me temperatura më të larta se sa në Kosovë. Maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 38-41 gradë Celsius.