Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar të enjten se muaji korrik do të nisë me mot të nxehtë e temperatura të larta.
Sipas njoftimit të së enjtes, më 1 dhe 2 korrik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 e 17 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 30 e 34 gradë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit. Kjo situatë vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës”, thuhet në njoftim.
IHMK-ja theksoi se indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë, me ç’rast apeloi që të respektohen këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të IHMK-së për mosqëndrim në hapësira të hapura gjatë periudhës 10:00 - 17:00.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet tutje në njoftim.