Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jashari kërcënon me drejtësi ish-qeverisjen e Skenderajt për pronat e uzurpuara

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me dështimin e seancës së planifikuar të mbahet gjatë javës së kaluar.

Ai në konferencë ka thënë se duhet që vota e qytetarëve të ketë fuqi, kurse ka shtuar se kundërshtarët politikë po mundohen që ta bllokojnë.

“Unë mjaft kam duruar deri sot. I ka ardhur fundi që me çdo kusht me blloku Bekim Jasharin. Nuk janë duke e lënë asnjë formë të mundshme pa e shfrytëzuar për interesa të ngushta të tyre”, ka thënë Jashari, raporton KP.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime do të përballen me drejtësinë duke aluduar në zyrtarët e qeverisjes së kaluar.

“Vetëdijesohuni dhe kuptoni se kush ka interesa të ngushta në këtë vend, drejtësia do të merret me të gjitha pronat që janë uzurpuara”, ka thënë Jashari.

Javën e kaluar, asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën.