Nga Kuvendi i Kosovës, Rifat Jashari iu bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar ndaj Serbisë, që të “kalohet sfida dhe të ndahemi nga Serbia”.
Ai tha të hënën se deputetët duhet të jenë bashkë ndaj Serbisë, e pastaj të trajtohen çështjet e tjera.
“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur. Iu uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen...Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha Jashari.
-
Jashari: Kosova duhet të sillet si e rritur karshi Evropës dhe Amerikës
-
Rifat Jashari me mesazh për klasën politike: ‘Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia”
-
Jashari: Vetëvendosje i ka votat për konstituim, s'duhet të ketë arsyetime
-
Britania – deputetëve: Punoni bashkë urgjentisht për të mirën e partneriteteve ndërkombëtare
-
Parlamenti Evropian përsërit kërkesën ndaj Serbisë: Duhet normalizuar marrëdhëniet me Kosovën