Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jasharaj: Nëse Kurti i do shkollat me nxënës, le t’i realizojë kërkesat tona

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti, bazuar në deklaratat e tij, po i do që shkollat të jenë me nxënës, atëherë duhet të fillojë me realizimin e kërkesave të tyre.

Jasharaj përmes një konference për shtyp të enjten ka thënë se greva po vazhdon dhe është unike, derisa pati kritika për Qeverinë, e cila sipas tij, po humb kohë duke u shëtitur nga një komunë në tjetrën dhe po injoron dialogun me ta.

“Jemi në pritje të dialogut. Deklaratat e Nagavcit se janë të gatshëm të takohen me SBASHK-un, janë sa për të krijuar një porosi të gabuar. Për t’u takuar me ne, duhet të kemi ftesë sepse ne nuk mund të shkojmë te MASHT-i dhe të presim me orë të tëra. Nëse do të na takojë, le ta në dërgojë një letër. Letrën e presim më së shumti nga kryeministri Kurti. Qeveria duhet të takohet me ne. Ne jemi në rrugë të drejtë dhe kërkesat tonë janë legjitime”, ka thënë Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut theksoi edhe një herë se nuk do të heqin dorë nga greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç janë ndarja e 100 eurove për mësimdhënësit deri në miratimin e Ligjit për paga.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtorja e vetme për grevën është Qeveria e Kosovës.

Edhe Jasharaj: Greva vazhdon, me linçimet që më u bënë s’po guxoj të dal në rrugë vetë Arbëri Jasharaj: Greva vazhdon, me linçimet që më u bënë s’po guxoj të dal në rrugë vetë

Jasharaj ka thënë se nëse Qeveria do të shprehte gatishmëri për dialog, e do t’i plotësonte kërkesat e sindikatave, atëherë greva do të mbyllej brenda ditës.

Ai ka thënë se në arkiva të BSPK-së janë 82 shkresa për takime, e po ashtu dhjetëra edhe në arkiva të SBASHK-ut.

“Dialogu është Çelësi i zgjidhjes së Çështjes. Qeveria është barrikaduar e zyrtarët e saj po shkojnë gjithë kohën, po shëtisin kot në komuna, po takohen me grupe të vogla të njerëzve, e nuk po e kanë një ditë kohë me u ulur me ne. Ne jemi të gatshëm për takim edhe të shtunave e të dielave. Po u ulën me ne dhe i diskutua Çështjet e fillojnë së realizuari kërkesa, atëherë situata stabilizohet. Fajtorja e vetme është Qeveria”, ka thënë Jasharaj.

Në pyetjen se po u shkelet e drejtave e nxënësve për shkollim, Jasharaj ka thënë se Qeveria është dashur të mendojë për këtë.

“Pikërisht këtë të drejtë për shkollim të nxënësve e kemi mbrojtur me sakrifica gjatë viteve 1990-ta. E kemi tash shtetin tonë. Me Kushtetutë e ligje lejohet organizimi sindikal dhe greva. Ne po mbrojmë të drejtën tonë. Të drejtën e fëmijëve po e shkel Qeveria që nuk po bisedon me ne. Ka pasur nëntë muaj t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve”, ka thënë Jasharaj, që ka shtuare se greva është unike.

Ai ka thënë se mos të konsiderohet se greva po zbehet, nëse dy-tre nxënës apo mësimdhënës i kthehen shkollave.

“Po të ishim në grevë vetëm 50 shkolla në Kosovë, Qeveria duhej të vinte e të bisedonte me ne”, ka thënë Jasharaj.

Greva në arsim ka filluar nga 25 gushti.


Kryesindikalisti i arsimit në Shqipëri: Qeveria e Kosovës të dialogojë, duhet më tepër investim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit ën Shqipëri, Nevrus Kaptelli, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të dialogojë me sindikalistët e Kosovës, pasi sipas saj, është mënyra e vetme për të dalë nga situata e tillë.

Edhe Jasharaj: Qeverinë e presim edhe një javë, kemi dy kërkesa kryesore Arbëri Jasharaj: Qeverinë e presim edhe një javë, kemi dy kërkesa kryesore

Kaptelli në konferencë të përbashkët për media me SBASHK-un, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë më tepër se ajo e Shqipërisë për të ndihmuar gjatë pandemisë dhe po ashtu gjatë krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Porse, thotë se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe duhet ulur e dialoguar.

“S’ka shtet demokratik në botë në të cilin Qeveria nuk i respekton mendimet e arsimtarëve, madje një Qeveri e përgjegjshme duhet së pari nga të gjitha sindikatat e tjera, të vlerësojë sindikatën e mësuesëve. Askush s’ka të drejtë t’i përçmojë e nënvlerësojë mësuesit”, ka thënë Kaptelli.

Ai ka thënë se nëse Kosova dëshiron të zhvillohet, atëherë duhet të investojë në arsim.

Ai ka thënë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, investimet në arsim janë të vogla.

“Edhe Kosova edhe Shqipëria investojnë diku 3.6 për qind të GDP-së për arsim. Është shumë pak krahasuar me shtetet tjera. Kur krerët e shteteve tona e kuptojnë që buxhetet për arsim s’duhet të jenë më të vogla se 5 për qind e GDP-së, atëherë fillon zgjidhja e problemeve të arsimit”, ka thënë Kaptelli.

Image

Kushaj: Disa individë po shtyhen nga përfaqësuesit qeveritarë të dalin në punë

Kryetari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj, ka bërë të ditur situatën në shkolla me vazhdimin e grevës.

Ai ka thënë se ka pasur disa individë që kanë tentuar të punojnë, e që sipas tij janë shtyrë nga përfaqësuesit qeveritarë.

“Shkollat janë në grevë, greva mund të ndërpritet vetëm kur kërkesa gjen mirëkuptim dhe pranohet nga Qeveria. Kemi disa individë nëpër shkolla që kanë tentuar të punojnë dhe ata janë të shtyrë nga përfaqësuesit qeveritarë që vazhdimisht kanë vizituar shkolla dhe komuna për t’i bindur që mësimi të fillojë, por kjo nuk ka pasur efekte dhe nuk ka dhënë rezultatet që kanë dëshiruar ata”, tha ai.

Edhe Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri Arbëri Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri

Kushaj ka treguar se disa mësimdhënës që i janë kthyer mësimit kanë lidhje familjare me pushtetarët, por ai ka thënë se SBASHK-u nuk bën presion te mësimdhënësit.