Rreth 15 për qind e 494 vendvotimeve që kanë shkuar në rinumërim, tashmë janë rinumëruar, ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Në një deklaratë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Elezi ka thënë se arsyet që kanë çuar në rinumërim kanë qenë për bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike, bartje të gabuar të votave në formular të kandidatëve, kandidati me më shumë vota se subjekti dhe se subjekti ka vota e kandidatët jo.
“Deri më tani janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre dhe që u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës. Arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime)”, ka thënë Elezi.
Ai ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit.
Nga 43 mijë e 500 pakot me fletëvotime nga jashtë janë hapur rreth 25 mijë pako, nga të cilat 29 mijë vota janë aprovuar e gati 12 mijë janë refuzuar.
-
Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ-ja nuk e zgjeron procesin
-
KQZ vendos të rinumërohen 185 vendvotime
-
Refuzohen mbi 2200 pako me vota me postë, shkak dëftesa e regjistrimit
-
Mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar, 142 janë refuzuar
-
Rinumërohen mbi 90% të vendvotimeve