Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sot provimi pranues për studimet master, respektivisht për programin E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Dukagjin Leka së bashku me stafin tjetër akademik të UKZ-së kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese.
“Ata kanë parë nga afër gjithë këtë proces, ku fillimisht studentëve ju kanë dëshiruar suksese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të provimit pranues”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se në programin E-Qeverisja dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, UKZ do të regjistrojë 122 studentë të rregullt. Universiteti do të regjistrojë deri në 12% , përkatësisht deri 12 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Në studimet postdiplomike- master, mund të pranohen edhe kandidatët nga Lugina e Preshevës. Numri i tyre do të jetë 10 studentë të rregullt nga Lugina e Preshevës.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 15 tetor 2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universiteteve.
-
Në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit sot fillojnë provimet pranuese
-
Nesër mbahet provimi pranues për studentët në universitetin “Kadri Zeka”
-
Në UKZ, më shumë se dy aplikantë për një student – interesimi më i madh në Edukim
-
Po mbahen provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”
-
Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan nesër mbahen provimet pranuese