Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan nesër mbahen provimet pranuese

Nesër, të premten, nga ora 9:00  do të  mbahet provimi pranues për studentë të rinj në Fakultetin e Edukimit, program fillor dhe parashkollor, të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, njofton ky universitet.  

Provimi pranues gjatë ditës së nesërme, por me fillim në ora 11:00, do të mbahet edhe për studentët e tjerë, aplikantë të Fakultetit Ekonomik të programeve banka, financa dhe kontabilitet, programit Menagjment dhe programit Marketing, ata të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike  Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë,  për vitin akademik 2018-2019  të studimeve themelore – bachelor, do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt,  ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet joshumicë.  

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 23.07.2018  në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Shpallja e listës përfundimtare bëhet me datën 27.07.2018