Ekonomisti Edison Jakurti ka thënë se pjesa më e madhe e produkteve bazike ka pasur rritje më të madhe të çmimeve se vet norma vjetore e inflacionit që duhet të jetë rreth 11 për qind.
Kjo, sipas tij, do të thotë rënie e fuqisë blerëse dhe, rrjedhimisht, rënie e mirëqenies që shkon përtej normës së përgjithshme të inflacionit.
Ai ka thënë se për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, që nga data 28 mars 2022, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar ta bëj matjen e çmimeve mesatare ditore për një numër produktesh që janë pjesë e shportës bazë të konsumatorit.
Të martën ndërkaq janë bërë dy vjet që kur ka filluar publikimi i këtyre të dhënave dhe sot janë publikuar edhe të dhënat e ditës së djeshme, ka shkruar Jakurti në Facebook.
“Tashmë janë bërë më shumë se një vit e gjysmë që bëj pjesë tek ekonomistët që fatkeqësisht kishin të drejtë kur thoshin se normat e larta të inflacionit nuk ishin tranzitore - ato kishin ardhur për të qëndruar një kohë. Një qëndrim të ngjashëm e mbaj edhe sot: norma e lartë e inflacionit duket të jetë problemi kryesor i ekonomisë së Kosovës edhe këtë vit. Për këtë, duhen politika adekuate në planin afatmesëm”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=6165986756822190&set=a.370011083086482
-
Jakurti komenton shtrenjtimet në Kosovë ende pa u rritur në tregjet ndërkombëtare
-
Jakurti: Tregtarët kanë tendencë t'i rrisin çmimet në kohë krizash
-
Jakurti: Atë që në vitin 2019 e blinim me 100 euro, sot kushton 128 euro
-
Jakurti: Çmimet e importit kanë rënë, inflacioni tashmë është “Made in Kosova”
-
Jakurti: Rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë edhe në çmimin e ushqimeve