Anëtari i Grupit punues të Fondit Sovran, Edison Jakurti, deklaroi se nëpërmjet këtij Fondi, synohet të riorganizohet ekonomia kosovare dhe sipas tij, një koncept i tillë, nuk është i panjohur për botën.
Ai deklaroi në Interaktiv të KTV-së se ndërmarrjet publike si Trepça e Telekomi, në të kaluarën kanë qenë profitabile dhe të suksesshme, por që keqmenaxhimi, i ka dëmtuar.
“212 milionë euro janë dhënë nga buxheti i Qeverisë si subvencion te këto ndërmarrje, por ato janë keqmenaxhuar, disa asete janë privatizuar...Fondi synon të bëjë një ndryshim të strukturës së ekonomisë, synohet të riorganizohen ndërmarrjet. Pres që deri në fund të këtij viti, të kemi disa hapa të mëdhenj që mund t’i shohim në realizim të këtij projekti”, deklaroi Jakurti.
Ai theksoi se për Fondin ka disa implikime ligjore dh se nevojitet një ligj i ri që do ta vë bazën juridike.
I pyetur për pavarësinë e Fondit, ekonomisti shtoi se ky institucion nuk do ta pengonte asnjë qeveri në punën e saj, cila do që të ishte.
E në mesin e shteteve që ky Grup Punues ka marrë shembull sipas Jakurtit është Sllovenia.
-
Kurti: Me Fondin Sovran Qeveria bëhet më e vogël e shteti më i fortë e më i pasur
-
Ndërmarrjet publike dhe 24 mijë asete do të barten nga Qeveria në Fondin Sovran
-
Pula: Ndërmarrjet publike do të ristrukturohen para kalimit në Fondin Sovran
-
Ekspertë e diplomatë theksojnë rëndësinë e menaxhimit të mirë të ndërmarrjeve
-
Kurti: Fondi Sovran krijon profit për shtetin