Naim Jakaj nga Instituti “Musine Kokalari” ka thënë se niveli i angazhimit të deputetëve është dekurajues sa i përket politikave sociale.
Jakaj e ka quajtur “skandal në vete” se si komisioni që ka pasur ta monitorojë legjislacionin e punës, për tre muaj nuk është ditë se cili komision e ka atë fushëveprimetari.
“Niveli i angazhimit të deputetëve është dekurajues. Për gjatë tërë vitit, një deputet ka fol një herë e gjysmë për politikat sociale. Kjo është shqetësuese. Pastaj kur e kemi monitoruar edhe punën e komisioneve parlamentare. Për ne ka qenë skandaloze se Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale t’i hiqet komponenta e mirëqenies. Për dy-tre muaj radhazi, një komision i veçantë që në fushëveprimin e tij e ka pasur ta shikojë legjislacionin të punës, për tre muaj nuk është ditur kush e ka atë fushëveprimtari. Është dashur të shkojë në Kryesi, në Kuvend. Kjo përbën skandal në vete”, ka thënë Jakaj në “Interaktiv” të KTV-së.
-
Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme
-
Jakaj: Një pjesë e mandatit të Ministrisë së Punës pa adresë në komisionet parlamentare
-
Jakaj: Ligjet e shfuqizuara nga Kushtetuesja u miratuan duke cenuar demokracinë parlamentare
-
Jakaj: Funksionalizimi i komisioneve parlamentare duhet të ndodhë vetëm pas formimit të qeverisë
-
Për dy muaj, pak mbi gjysma e deputetëve shpenzuan 4 mijë € mbushje telefoni