Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jahjaga: Nuk do ta harrojmë kurrë Clintonin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton për të cilin ka thënë se mbështeti pakusht Kosovën.

“Gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takova me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Presidentin Bill Clinton. Presidentin Clinton e falënderova për mbështetjen e pakusht dhe të vazhdueshme që ai dhe familja e tij i bënë vendit tonë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Miqësia jonë me familjen Clinton është më tepër se sa miqësi mes kombeve, është miqësi e njerëzve të cilët ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë dhe do të jemi përjetësisht mirënjohës”.