Ish-Presidentja Jahjaga takon znj. Laura Cooper, zëvendës sekretaren amerikane të mbrojtjes për Rusi, Ukrainë, dhe Euroazi
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ish-Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga u takua me znj. Laura Cooper, zëvendës sekretaren amerikane të mbrojtjes për Rusi, Ukrainë, dhe Euroazi me të cilën bisedojë për zhvillimet në vend, me theks të veçantë në proceset e sigurisë.
Presidentja Jahjaga falënderojë zëvendës sekretaren Cooper për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve gjatë proceseve të ndryshme shtetndërtuese të Kosovës dhe theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t'i ndihmonte shtetet e rajonit në konsolidimin e demkracisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit-- në kuadër të integrimeve euro-atlantike.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua rreth procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, me ç’rast Presidentja Jahjaga kërkojë ndihmën e SHBA-ve dhe mbështetje të mëtutjeshme. Cooper rikonfirmoi gatishmërinë e SHBA-ve për përkrahjen e Kosovës gjatë proceseve në fushën e sigurisë, duke theksuar se procesi i tranformimit të FSK-së në ushtri duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës.
-
Kosova merr përkrahje të fuqishme nga SHBA-ja
-
Haxhiu diskuton për sigurinë në takim me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO
-
Jahjaga i kërkon Obamas angazhim në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë pas pezullimit të dialogut strategjik
-
Clark njoftohet për ecurinë e transformimit të FSK-së
-
Jahjaga: Roli i NATO-s dhe SHBA-së jetik për sigurinë në Evropë dhe botë