Ish-presidentja, Atifete Jahjaga gjatë takimit që ka pasur me kongresisten amerikane, Lois Jane Frankel, ka kërkuar nga ajo mbështetje për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile në Kosovë.
“Nga kongresistja amerikane, Lois Jane Frankel, kërkova mbështetje për kërkesën time drejtuar Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Burchett: Askush s’është i gatshëm t’i dënojë serbët e ndyrë për dhunën seksuale në Kosovë
-
Jahjaga dëshmon para Kongresit amerikan për krimet e luftës në Kosovë
-
Jahjaga takon Engelin, i kërkon organizimin e një seance ndërkombëtare për krimet serbe
-
Jahjaga i kërkon Obamas angazhim në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë pas pezullimit të dialogut strategjik
-
Jahjaga: Para zgjedhjes sime, Kosova ishte në prag të lufës civile