Arbëri

Jabllanoviq ndalohet për kalim ilegal të kufirit

Aleksandar Jabllanoviq

Politikani serb Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim në Qeverinë e Kosovës, është ndaluar nga Policia e Kosovës të martën mbrëma, për kalim ilegal të kufirit.

Burime të KOHËS brenda Policisë kanë bërë të ditur se Jabllanoviq është ndaluar pasi ishte futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Ai është ndaluar në Izvore të Zveçanit.

Ai pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Për ndalimin e një personi për kalim ilegal të kufirit ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Zveçan 04.07.2023 – 21:50. Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.