Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Izmaku: Do t’i jap prioritet projektligjit për statusin e grave të martirëve

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka thënë në Interaktiv të KTV-së se fokusi i saj në legjislaturën e ardhshme do të jetë tek gratë dhe vajzat që kanë nisma në sektorin privat.

Izmaku ka folur edhe për një projektligj që ka të bëjë me statusin e grave të martirëve të cilat, sipas saj, për 20 vite me radhë i mbajnë vetë familjet e tyre dhe me një ndihmë shumë të vogël nga shteti.

“Unë kam edhe një projekt për të cilin kam dëshirë të flas sepse është edhe një amandament që ka të bëjë me statusin e grave të martirëve që për 20 vite me radhë i mbajnë familjet e tyre. Ky është një Projektligj që përfshinë vetëm gratë kryefamiljare që kanë mbetur të vetme dhe me rimëkëmbjen statusi i tyre duhet të rregullohet me ligj dhe në bashkëpunim me shoqatat që kanë të bëjnë me të zhdukurit do ta gjejmë mbështetjen. Për 20 vite kanë përjetuar vështirësi të mëdha duke i mbajtur familjet me ndihma në vlera shumë të ulëta”, ka thënë Izmaku.