Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ivanov: Ligji për gjuhën shqipe cenon karakterin unitar të shtetit

Në Kuvendin e Maqedonisë, para deputetëve ka folur presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov.

Gjatë kësaj seance, të pranishëm janë edhe ambasadorë të huaj të akredituar në vend.

Ivanov edhe kësaj radhe përmendi “platformën e Tiranës” për të cilën tha se u shndërrua në një krizë kushtetuese.

“Ligji për gjuhën shqipe po cenon karakterin unitar të shtetit”, tha Ivanov, raporton Koha.net.

“Mandatin e kam dhënë vetëm pasi u dhanë garanci me shkrim, për mbrojtjen e integritetit të vendit. Kriza e gjatë politike u reflektua edhe në ekonomi. Në raste se para një kohe ishim të parët në rajon sa i përket fushës së ekonomisë, tani jemi të fundit”, tha Ivanov.

Ivanov gjatë fjalimit shprehu shqetësimet e tij edhe rreth gjendjes me ndotjen e ajrit. Ai pati kritika për mediat, sipas të cilit derisa kanë raportuar për zhvillimet e 27 prillit, kanë shkruar lajme të rrejshme, kinse Ivanov ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Edhe Veprimet e presidentit Ivanov, pengesë e proceseve demokratike Arbëri Veprimet e presidentit Ivanov, pengesë e proceseve demokratike

Përmes këtyre lajmeve, sipas Ivanovit, i është shkaktuar një dëm i madh imazhit të shtetit.

“Është e domosdoshme lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër burgjet tona janë të stërmbushura, derisa kushtet atje janë të mjerueshme”, tha Ivanov.

Gjatë fjalimit Ivanov, kërkoi edhe pavarësi për gjyqësorin.