Shkup, 19 prill - Edhe pse kanë qenë të ftuar në seancën e sotme të Kuvendit ku ka mbajtur fjalim, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, nuk kanë marrë pjesë presidenti i i shtetit, Gjorge Ivanov, por edhe ish-presidenti, Branko Cërvenkovski.
Fjalimi i Mogerinit në Kuvend u ndoq nga një numër i madh e mediave ndërkohë pjesëmarrës ishin deputetët, kryeministri Zoran Zaev, përfaqësuesit më të lartë të gjyqësorit, por edhe përfaqësuesit nga komunitetet fetare. Në galerinë e sallës plenare janë vendosur një numër i përfaqësuesve të korit diplomatik, në mesin e të cilëve ka qenë ambasadori Xhes Bejli.
Mogerini, ka qenë bashkë me euro-ambasadorin Samuel Zhbogar, i cili fjalimin e ka ndjekur nga salla plenare.
Këtë seancë e ka udhëhequr nënkryetari i Kuvedit, Goran Misovski, pasi që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është për vizitë në Turqi. Në sallë mundej të shihen edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sot ka marrë pjesë edhe deputeti dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili rrallë herë paraqitet në seanca.
-
Kryediplomatët injorojnë Lavrovin në Shkup
-
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel, Kosovën e përfaqëson Gërvalla
-
Vuçiqi, Thaçit: Mogherini ka më së shumti dëshirë të puthet me ty... mos u bëj sikur nuk e di serbishten
-
Mogherini mblodhi në Bruksel liderët e rajonit, diskutuan për zhvillimet në Ballkan
-
Mogherini pret sonte në darkë pune udhëheqësit e Ballkanit