Policia dhe EULEX-i kanë nisur të mërkurën gërmime për gjetje të eshtrave në fshatin Suhodoll, por edhe në magjistralen Leposaviq-Zveçan. Gërmimet po kryhen pasi në Suhodoll autoritetet ditë më parë ndërprenë punimet për ndërtimin e një shtëpie, me pretendimin se gjatë gërmimeve afër truallit janë dëmtuar varreza të serbëve. Ndërsa në magjistrale po kryhen gërmime pasi dyshohet se kompania që punonte te shtëpia, ka hedhur në deponi mbetjet.
Dyshohet se bëhet fjalë për dëmtim të varrezave të serbëve.
Ditë më parë, KOHA raportoi se si Valon Canhasit i ishin ndalur punimet për ngritjen e shtëpisë në Suhodoll. Lista Serbe pati kritikuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që pati subvencionuar ngritjen e shtëpisë, se ka dëmtuar varreza të serbëve. Megjithatë, MAPL-ja ishte shfajësuar duke thënë se përfituesi ka kontraktuar vetë kompaninë për ndërtimin e shtëpisë dhe punët përreth.
Canhasi, ndaj të cilit është iniciuar rast për dëmtim të varrezave, insiston se pjesa në të cilën ka punuar, është rrugë dhe s’u përket varrezave.
Shtëpia e Valon Canhasit, rindërtimi i së cilës është pezulluar, është djegur gjatë luftës. E këtë vit, Qeveria ka marrë vendim për rindërtimin dhe rinovimin e shtëpive në veri, të dëmtuara gjatë luftës 1998-1999.
-
Në veri pezullohen punimet e shtëpisë së djegur në luftë
-
MD: Gërmimet në veri s’kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e fundit
-
BE-ja kërkon ndërprerjen e rrënimit të vilave në Ujman
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Gjenden mbetje të reja mortore të viktimave të dyshuara të luftës