Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të trajtohet me prioritet, janë pajtuar gjatë një takimi të martën ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando dhe koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni.
Orlando, përmes një shkrimi në Twitter po ashtu ka bërë të ditur se Hysenit ia ka ripërsëritur mbështetjen për një dinamikë gjatë negociatave, gjë që do të rezultonte me marrëveshje gjithpërfshirëse.
“Pata një takim interesant me Skender Hysenin sot. E rishikuam progresin dhe sfidat e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. E riafirmova përkrahjen e Italisë për negociata dinamike drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse. Po ashtu u pajtuam rreth çështjes prioritare të liberalizimit të vizave për Kosovën”.
-
Orlando pret liberalizim të shpejtë të vizave për kosovarët
-
Varhelyi mirëpret marrëveshjen për liberalizim të vizave për Kosovën
-
Sot pritet vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën
-
Ambasadori gjerman në Kosovë: Të gjendet zgjidhje e shpejtë për vizat
-
Sveçla optimist për liberalizimin e vizave: Perspektiva është e mirë